TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Korrik 2024, 11:13

E treta e vërteta, Adriano Galliani gati për t’u martuar në moshën 80-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

E treta e vërteta, Adriano Galliani gati për t’u martuar në

Më 30 korrik, Adriano Galliani do të mbushë 80 vjeç dhe për të “festuar” ka vendosur të çojë në altar të dashurën e tij 57-vjeçare, Helga Costa. Çifti kanë bashkë që nga viti 2011. Për Senatorin e "Forza Italia" kjo është "Po-ja" e tretë që thotë në altar. Ai u martua për herë të parë me Daniela Rosati e të dy ishin bashkë që nga viti 1989 deri në 1999, ndërsa nga martesa lindën tre fëmijë: Nicol, Gianluca dhe Fabrizio.

Martesën e dytë e lidhi me Malika El Hazzazi, një modele marokene nga e cila u nda në 2008.

Por, sipas mediave italiane, Galliani është gati për t'u martuar edhe një herë të tretë.

Galliani, pasi drejtoi Milanin për mbi 30 vjet, duke kontribuar në fitoren e 29 trofeve, sot është fytyra e Monzas në Serinë A si dhe senator i "Forza Italia".

Kush është nusja e ardhshme?

57 vjeçe, me origjinë braziliane, por me nënshtetësi spanjolle. Emri i saj i plotë është Elza Helga Cordeiro Costa. Pasi kanë qenë bashkë prej vitesh, tashmë të dy kanë vendosur të hedhin hapin e madh, por pavarësisht famës, çifti gjithmonë ka preferuar të mbajë një profil të ulët. Marrëdhënia e tyre, e konsoliduar me kalimin e kohës, karakterizohej nga diskrecioni dhe privatësia, një aspekt shumë i rrallë në botën e sportit dhe argëtimit.

adriano galliani martesa e trete

Lini një Përgjigje