TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Korrik 2024, 15:59

“Gëzuar ditëlindjen Bos.”, Jul Deda prek me dedikimin për të atin

Shkruar nga Pamfleti

“Gëzuar ditëlindjen Bos.”, Jul Deda prek me dedikimin

Aktori Julian Deda, ka prekur sot ndjekësit e tij me postimin e bërë në rrjetet sociale.

Ai ka publikuar një fotografi të vjetër ku shfaqet së bashku me babain e tij të ndjerë, Zef Deda. Postimi përkon me ditëlindjen e aktorit të ndjerë, ndaj dhe Juli zgjodhi disa fjalë prekëse për të atin.

“Sot do ishte 74 vjeç!

Njerëz si ti, zemra ime, kanë vetëm një datë, atë të lindjes. Gëzuar ditëlindjen Bos.

Një Zot e di sa më ka marrë malli për ty…!”, ka shkruar ish-finalisti i “Big Brother VIP 3”, krahas imazhit që mori mijëra pëlqime.

Kujtojmë se aktori i mirënjohur, Zef Deda, ndërroi jetë në nëntor të vitit 2023. Ai ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë.

jul deda dedikim babai

Lini një Përgjigje