TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Korrik 2024, 15:36

Babai e ofendoi, Miley Cyrus: Ai ka vdekur për mua

Shkruar nga Pamfleti

Babai e ofendoi, Miley Cyrus: Ai ka vdekur për mua

Billy Ray Cyrus është në qendër të mediave pas ofendimit të rëndë që bëri ndaj familjes së tij, duke përfshirë vajzën e tij, fituese të çmimit Grammy, Miley Cyrus.

Audioja skandaloze e Billy-t, e disponueshme nga “DailyMail”, ishte një bisedë me ish- gruan Firerose, ku ai dëgjohet duke e quajtur atë memece dhe ‘egoiste’.

Këngëtari i “Old Town Road” jo vetëm që ofendoi gruan e tij të dytë, por edhe gruan e tij të parë, Tish Cyrus dhe vajzën e tyre, Miley.

“Nuk ka asnjë justifikim, kurrë, që një baba ta quajë vajzën e tij ashtu. Çdo ndjenjë respekti që Miley kishte për babanë e saj është zhdukur. Ai është i vdekur për të,” tha burimi në media.

Miley nuk i foli babait të saj, që kur ky i fundit bëri kërkesë për divorc nga Tish Cyrus në vitin 2022, pas 28 vitesh martesë.

“Sinqerisht, Miley nuk është i befasuar që këto fjalë dolën nga goja e tij,” tha një burim i brendshëm.

Një burim tjetër tha: “Miley nuk është e interesuar për atë që Billy Ray ka për të thënë për të, nënën ose vëllezërit e motrat e saj. Miley është e pavarur dhe ajo refuzon të lejojë që babai i saj, apo ndonjë mashkull, t’i thyejë zemrën”.

Një burim i tretë i brendshëm pohoi, “Billy po përpiqet të thotë se ajo që ai tha për Miley-n, duke e ofenduar, ishte jashtë kontekstit”.

miley cyrus babai ofendime

Lini një Përgjigje