
Interi ka fituar Sueprkupën e Italisë duke mundur Napolin me rezultatin 1-0, një sfidë e cila u dominua nga zikaltërit në lojë, por me disa episode që acaruan napolitanët, si kartoni i kuq i Xhovani Simeones, i cili la skuadrën me 10 vetë që në minutën e 60.

Kartoni i parë i verdhë i argjentinasit ishte i diskutueshëm dhe napolitanët sulmuan gjyqtarin Rapuano, të bindur se i kishte dhënë një ndihmë Interit. Mes kritikave, ishte edhe ajo e bashkëshortes së sulmuesit, Xhulia Kopini, e cila nëpërmjet “Threads” në fakt i është kundërvënë fjalëve që kishte thënë pas ndeshjes Lautaro Martinez.

“Ishte e vështirë, kishim një ditë më pak pushim. Ndaj u lodhëm. E rëndësishme ishte që morëm Kupën”, tha ai për mediat pas takimit. Xhulia ndërkohë thumboi menjëherë me postimin e saj. “Nuk është e thjeshtë të fitosh me një ditë pushim më pak, por me gjyqtarin në favor them se po”, shkruante ajo.

Ky postim pas pak minutash u fshi, por ndërkohë ishte shpërndarë me shpejtësi nga tifozët napolitanë, të cilët ndjehen të dëmtuar nga gjykimi i Rapuanos.

Lini një Përgjigje