TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Janar 2024, 15:29

“Molla e sherrit” një vajzë, jo Meritoni/ Ilnisa dhe Rikja paskan inate të vjetra sipas Palomës

Shkruar nga Pamfleti

“Molla e sherrit” një vajzë, jo Meritoni/ Ilnisa dhe Rikja

Ilnisa Agolli dhe Rike Roçi janë dy nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të ‘Big Brother Vip’. Vajzat e nisën rrugëtimin në këtë format me debate e përplasje të forta, e shpesh herë i gjejmë duke diskutuar me njëra-tjetrën me tone të larta e etiketime të pahijshme.

Fillimisht u mendua se janë zënë nga xhelozia për Meritonin, duke qenë se ky i fundit një herë puth njërën e një herë tjetër tjetrën, por sipas Palomës, kjo ‘antipati’ e tyre e ka zanafillën që nga jashtë shtëpisë dhe lojës në ‘BBV’.

E ftuar në një intervistë në “Breaking me Fiori Dardha”, Paloma, njëkohësisht mikeshë e Ilnisës por dhe banore e BBV1, ka treguar më shumë rreth raportit të tyre dhe arsyet pse ka vazhdimisht ‘përplasje’ mes dy vajzave.

“Me sa di, kanë shoqëri të përbashkët këto të dyja, pra kanë histori që e njohin njëra-tjetrën. Ilnisa ka pasur një shoqe të ngushtë, pastaj këtë shoqen e ka tani Rikja. Mua nuk më pëlqeu fare Rikja kur iu drejtua Ilnisës që i tha “jo një teke, jo një kështu”, sepse ti nuk mund të shfrytëzosh çfarë mund të dish për banorët e t’i përdorësh aty brenda. Është shumë e shëmtuar. E kanë personale me njëra-tjetrën” – është shprehur Paloma.

ilnisa rikja shoqja sherr

Lini një Përgjigje