TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Nëntor 2023, 11:02

E pyesin sa para ka, Princi William: Nuk e di

Shkruar nga Pamfleti

E pyesin sa para ka, Princi William: Nuk e di

Sa para keni në llogarinë tuaj bankare? Jemi të sigurt që e dini edhe qindarkën më të fundit. Mirëpo të jesh princ, e ke këtë “problem” sa nuk e di sa para ke. Me kaq shumë sinqeritet është përgjigjur edhe princ William.

Një djalë i vogël, i quajtur Amir Hassan, e pyeti drejtpërdrejt William-in: “Sa keni në llogarinë tuaj bankare?

“Nuk e di”, tha ai duke buzëqeshur.

Tani nuk mund të jemi të sigurt nëse ai di apo jo për depozitat e tij bankare, por e sigurt është se anëtarët e familjes mbretërore nuk lejohen të diskutojnë çështje financiare apo të mbajnë para me vete.

E vetmja që “theu” këtë rregull ishte Mbretëresha Elizabeth, e cila thuhej se kishte fatura dhe çeqe donacionesh në çantën e saj çdo të diel kur shkonte në kishë. Megjithatë, pas vdekjes së saj dhe pranimit të mbretit Charles, Princi William trashëgoi një vlerë prej rreth 1.3 miliardë dollarë.

princi william para

Lini një Përgjigje