
Përmes këngës së re “Frymë”, Luizi dhe Kiara konfirmuan atë që dinim prej kohësh, që dyshja do të bëhen prindër të një vajze.
Të shumta kanë qenë urimet për ta edhe nga persona që janë përfolur se i kanë prishur raportet.
Së fundmi edhe Ronaldo Sharka një tjetër personazh që ka pasur konflikte me çiftin i ka uruar në Instagram.
“Urime. Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri. Është kaq bukur kur sheh si një histori dashurie finalizohet me bekime. Na emocionuat me këtë video”- shkruan ai poshtë videos të ndarë nga dyshja.
Getoar Selimi i shkruan Luizit gjithashtu: Me jetë të gjatë. Tani do të bëhesh Luiz Baba.
Kujtojmë që prej kohësh është përfolur një bashkëpunim i dyshes, mirëpo deri tani nuk ka asgjë.
Pavarësisht marrëdhënies jo më të ngushtë me njëri-tjetrin, Efi ka uruar gjithashtu çiftin për bebushen: Shumë urime!
Të parët që uruan çiftin ishin Arbana dhe Eduarti, pavarësisht se Luizi më herët deklaroi që me moderatoren ka një ‘krisje’ të marrëdhënies.
Lini një Përgjigje