TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Prill 2023, 13:20

E pazakontë/ E deklaruan të vdekur, adoleshenti ‘rikthehet’ në jetë kur prindërit po e qanin

Shkruar nga Pamfleti

E pazakontë/ E deklaruan të vdekur, adoleshenti

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një 16-vjeçar është rikthyer nga vdekja.

Ngjarja ka ndodhur në Missouri, Teksas, ku Sammy Berko, pësoi një arrest kardiak, teksa ishte duke u ushtruar në një palestër.  Stafi në palestër dhe mjekët në spital u përpoqën që ta ndihmonin, por pas dy orësh, familjes iu komunikua se ai ka ndërruar jetë.

Prindërit e tij të shkatërruar, Craig dhe Jennifer Berko, po i jepnin lamtumirë Sammy-t, kur adoleshenti papritmas filloi të lëvizte.

“Fillova të flisja me të, thjesht i thashë se sa shumë e dua dhe më vjen keq që nuk dinim si ta shpëtonim. Papritur, ndërsa fillova të lutesha, im shoq tha: ‘O zot, ai po lëviz’”, tha zonja Berko.

Berko-t, të pushtuar nga emocionet, nxituan të kërkonin ndihmë nga stafi mjekësor, të cilët u habitën kur panë se Sammy ishte me të vërtetë gjallë.

“Mjekët na thanë se nuk kishin parë kurrë diçka të tillë më parë. Kur ndjeva rrahjet e zemrës së tij, ishte diçka që nuk ka fjalë për ta përshkruar”, tha Berko.

Pavarësisht se truri i Sammy-t mbeti pa oksigjen për 5 minuta, ai përjetoi vetëm humbje afatshkurtër të kujtesës. Ai po rikuperohet gjithashtu nga një dëmtim ishemik i shtyllës kurrizore që pësoi.

Prindërit e tij i thanë se gjendja e Sammy-t, ka të ngjarë të ishte shkaktuar nga një gjendje e rrallë gjenetike që i mori jetën vëllait të tij vite më parë. Sammy dhe nëna e tij tani po trajtohen për mutacionin gjenetik të paspecifikuar.

Adoleshenti tani po fokusohet në shëndetin e tij fizik, duke vënë në dukje se përvoja ka qenë “e çmendur”.

“Thjesht ka qenë një përvojë e mrekullueshme këtu në fakt, sikur kam vënë re se jam më mirë çdo ditë! Unë jam duke bërë diçka të re çdo ditë”, tha ai.

adoleshenti vdekje

Lini një Përgjigje