TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Prill 2023, 11:05

Policia ndërhyn për të ndaluar festën e zhurmshme të ditëlindjes së Machine Gun Kelly, reperi përgjigjet me flakëhedhëse

Shkruar nga Pamfleti

Policia ndërhyn për të ndaluar festën e zhurmshme të

Festa e ditëlindjes së Machine Gun Kelly duket se nuk ka përfunduar si duhet. Reperi ka organizuar një festë të madhe dhe të zhurmshme, e cila duket se ka dalë jashtë kufijve, pasi është dashur të ndërhyjë policia, raporton Protothema.

Policia ka ndërhyrë me helikopter për të ndaluar festën dhe ajo që nuk duhet humbur është reagimi i Kelly, i cili i kundërpërgjigjet policisë me një flakëhedhëse.

Në videot që ka postuar në Instagram, ai shihet duke qëndruar jashtë shtëpisë së tij dhe duke tundur një armë me stil ushtarak, ndërsa në të njëjtën kohë dëgjohej një zë nga helikopteri i policisë, i cili thoshte: “Festa ka mbaruar. Ju djema duhet të largoheni”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mr. Pink (@machinegunkelly)

machine gun kelly ditelindje flakehedhese

Lini një Përgjigje