
Kiara Tito ka reaguar për herë të parë pas daljes së djeshme nga shtëpia e “Big Brother VIP”.
Teksa ka publikuar një foto në llogarinë e saj në Instagram ku tregon unazën me të cilën Luizi i propozoi për martëse gjatë spektaklit, Kiara falenderon publikun për mbështetjen, mesazhet dhe votat që ata i kanë dhënë gjatë rrugëtimit për herë të dytë në BBVIP.
Ajo shprehet se u gëzua aq shumë nga propozimi, sa harroi çdo mërzitje dhe dhimbje që mund të kishte kaluar më parë:
‘Zemra plot! Aq shumë u gëzova dje, sa harrova çdo dhimbje, lot, zhgënjim. Faleminderit të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen që keni treguar gjatë ri hyrjes sime në shtëpinë e Big Brother. Çdo mesazh, koment, apo votë mbështetëse e ka bërë këtë eksperiencë të paharrueshme dhe të veçantë për mua!
Dashuria mbizotëroftë në zemrat tuaja!’
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje