TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Nëntor 2023, 19:19

E pabesueshme çfarë ndodhi në Argjentinë, Uanda Nara “rreh” të dashurën e Paulo Dibalës

Shkruar nga Pamfleti

E pabesueshme çfarë ndodhi në Argjentinë, Uanda Nara

Uanda Nara e pandalshme. Pavarësisht leuçemisë, showgirl-ja argjentinase nuk ndalet së punuari. Së fundmi ka debutuar në botën e muzikës, duke mposhtur ata që këndojnë prej shumë vitesh, si Oriana Sabatini, e njohur në Itali për lidhjen me Paulo Dibalën, e vlerësuar si këngëtare dhe aktore.

Siç raportojnë disa media argjentinase, “Bad Bitch”, kënga e Uandës është ndër më të dëgjuarat në këtë periudhë në “Spotify Argentina”. Dy javë pas publikimit, kënga e gruas së Mauro Ikardit ia kaloi Orianës dhe Flor Vignës, një tjetër artist në rritje, në vlerësimet mujore.

Llogaria në Instagram “Lo mas popu” nxjerr në pah krahasimin mes Uanda Narës dhe Oriana Sabatinit: “Me vetëm një këngë, Uanda ka më shumë dëgjues se Flor Vigna dhe Oriana”. Deri më tani, gruaja dhe agjentja e Mauro Ikardit mund të mburret me 234.038 dëgjues mujorë.

Vetëm 178.216 dëgjues për Sabatinin, ndërsa Flor ka ngecur në 172.549. Një sukses për Uandën, aktualisht e zënë në Itali me “Dancing with the Stars”, por gjithmonë shumë e ndjekur në Buenos Aires, ku do të rikthehet së shpejti për projekte të reja televizive.

Uanda Nara i falenderoi të gjithë për mbështetjen e marrë:

Kurrë nuk e kam imagjinuar kaq shumë suksesin me ‘Bad Bitch’, faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur gjithmonë në çdo çmenduri time.

Unë nuk jam këngëtare, por këndoj. Nuk jam balerinë, por po kërcej. Nuk isha prezantuese, por e bëra, – ka shkruar ajo duke iu përgjigjur kështu kritikave të disa ndjekësve në rrjetet sociale. – Në jetë ka rëndësi vetëm dëshira me të cilën bën diçka.

Ndoshta urrejtësit kanë të drejtë, unë kam lindur pa talent. Por mund t’ju siguroj se dëshira për të mësuar dhe për të ecur përpara, pavarësisht kritikave, vlen më shumë se çdo gjë tjetër. Nëse ju dëshironi të bëni ose të jeni dikushi, mos dëgjoni komentet, thjesht shikoni qëllimet tuaja dhe arrijini ato”.

uanda nara modelja argjentinase oriana sabatini e dashura e paulo dibalës

Lini një Përgjigje