TAGS-AT E JAVËS

Showbiz28 Nëntor 2025, 18:52

E njohim si ‘Dolce', zbulohet emri i vërtetë i banores së “Big Brother VIP Kosova’

Shkruar nga Pamfleti

E njohim si ‘Dolce', zbulohet emri i vërtetë i banores
Një nga emrat që ka marrë më shumë vëmendje në këtë edicion të “Big Brother VIP Kosova 4” është padyshim Dolce.

Modelja, e cila komentohet gjerësisht për pamjen e saj joshëse dhe stilin provokues, është bërë menjëherë një nga vajzat më të pëlqyera të sezonit.

Megjithatë, shumë pak e dinë që “Dolce” është thjesht një emër skene. Emri i vërtetë i banores është Dona.

Që prej hyrjes në shtëpi, Dona ka qenë në qendër të vëmendjes, veçanërisht për romancën e saj të re me banorin Eduard Kuçi, e cila po zhvillohet para syve të mijëra shikuesve. Por, aventura e Donës nuk do të kufizohet vetëm në Prishtinë.

Bukuroshja pritet të bëjë një hap gjigant në karrierë këtë të premte, kur do të transferohet zyrtarisht në reality show-n italian “Grande Fratello”.

Ky shkëmbim historik synon të testojë nëse Dona do të arrijë të bëjë për vete edhe publikun italian, ashtu siç bëri me atë shqiptar.

Lini një Përgjigje