TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Nëntor 2024, 14:16

E larguan pse kërcënoi Rezin, aktori Besfort Daka: Mund ta hedh në gjyq Vëllain e Madh

Shkruar nga Pamfleti

E larguan pse kërcënoi Rezin, aktori Besfort Daka: Mund ta hedh

Aktori Besfort Daka ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova 3.” Ai dhe aktori tjetër, Rezart Veleshnja, u përjashtuan të premten për shkak të shkeljes së rregullave të shtëpisë.

Gjatë pjesëmarrjes në spektaklin e së hënës mbrëma, Besforti ka shprehur zhgënjimin e tij, duke theksuar se vendimi është i padrejtë pasi nuk ka bërë asnjë kërcënim ndaj Rezit.

“E respektoj vendimin e Vëllait të Madh, edhe pse mendja më ka shkuar me u koçit mirë kësaj pune me desht edhe me qit në gjyq Vëllanë e Madh pse më kanë qit, mendoj se vendimi është i padrejtë se nuk e kam kërcënuar Rezin, por, megjithatë, faleminderit shumë,” u shpreh ai në deklaratën e tij.

Ai shtoi më tej: “Mendoj që nuk ka qenë kërcënim, por nëse Vëllai i Madh e ka cilësuar të tillë, pranoj vendimin.”

besfort daka gjyq vellai i madh

Lini një Përgjigje