TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Nëntor 2024, 13:05

Megan Fox në pritje të fëmijës së parë me Gun Kelly

Shkruar nga Pamfleti

Megan Fox në pritje të fëmijës së parë me Gun

Një lajm i bukur vjen nga Megan Fox!

Aktorja e njohur ka konfirmuar është në pritje të fëmijës së saj të parë me Machine Gun Kelly.

Ajo e bëri njoftimin në Instagram, duke treguar testin e saj pozitiv të shtatzënisë. Megan i bëri të gjithë të hamendësonin nëse ajo ishte vërtet dhe tani ka vendosur ta bëjë publike, duke e ndarë me ndjekësit.

“Asgjë nuk humbet vërtet, mirë se u ktheve”-shkruan ajo.

Kujtojmë se në nëntor të vitit 2023, Fox tregoi për përjetimin e një aborti spontan, duke përshkruar këtë eksperiencë në dy poezi të përfshira në librin e saj ‘Pretty Boys Are Poisonous’. (Djemtë e bukur janë helmues)

Çifti debutoi romancën e tyre në vitin 2020 dhe tani pritet që të bëhen prindër.

Kujtojmë se Megan është nënë e tre fëmijëve të tjerë, nga martesa me Brian Austin Green.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

megan fox shtatzene gun kelly

Lini një Përgjigje