TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Nëntor 2024, 13:38

Rezi i zhgënjyer nga banorët, Mevlani: E bëra për të mirën tënde

Shkruar nga Pamfleti

Rezi i zhgënjyer nga banorët, Mevlani: E bëra për të

Pas përjashtimit të Rezartit nga Big Brother VIP Kosova 3, disa nga banorët kanë ndarë mendimet e tyre për këtë vendim. Për shumë prej tyre, largimi i tij është pritur pozitivisht, duke pasur parasysh disa veprime që ai kishte bërë brenda shtëpisë.

Rezarti, nga ana tjetër, nuk e priti mirë reagimin e disa nga banorëve me të cilët kishte më shumë afrimitet – si Mevlani, Drenusha dhe Gjesti. Ai u shpreh se këta të fundit ishin të vetmit me të cilët kishte një lidhje të fortë për komunikim në shtëpi.

“Për Drenushën, Mevlanin, Gjestin dhe Xuxi, ishin të vetmit që ishin njerëz, për të komunikuar. Me Drenushën m’u desh që të komunikoja dhe me Mevlanin. Më ka sharë Drenusha me Mevlanin, por nuk ka gjë. Nuk ofendova njeri”, tha Rezi pas klipit.

Mevlani, nga ana e tij, i qëndroi mendimit se përjashtimi ishte në të mirë të Rezartit, duke shtuar: “E bëjmë për të mirën tënde.”

Nga ana tjetër, Gjesti e komentoi duke thënë: “Bravo të qoftë, vëlla, por ke qenë pak i ashpër në fjalë.”

rezart veleshnja mevlani

Lini një Përgjigje