
Spektakli i humorit “Portokalli” do të rikthehet në ekranin e Top Channel në muajin mars, siç e do zakoni. Ishte aktori Visjan Ukcenaj ai që ka publikuar një video nga provat e spektaklit. Teksa tregonte artistët, Visjani e shoqëronte videon me fjalitë: “Ska nevoje per Fjale …. Me sakte vetem fjale te mira na duhen …”
Flitej ‘lart e poshtë’ që spektakli i famshëm i humorit nuk do të ishte më pjesë e Top Channel, pasi kishte kosto të lartë dhe fitimet kryesisht vinin vetëm nga klikimet në Youtube dhe jo nga reklamat apo shitja e biletave. Fatmirësisht një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe “Portokalli”-në do të kemi mundësinë ta shijojmë sërish, duke nisur nga marsi.
Mesa duket, dikush na e ‘dëgjoi fjalën’! /Pamfleti
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje