TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Shkurt 2025, 15:13

Shoqëria me Livian mori fund? Rozana Radi: Nuk e duroj dot

Shkruar nga Pamfleti

Shoqëria me Livian mori fund? Rozana Radi: Nuk e duroj dot

Rozana duket se është bezdisur shumë nga Livia. Ajo po i ankohej Eglit, duke i thënë se Livia ‘fut hundët’ në çdo bisedë që Rozana bën. Edhe pse janë shumë shoqe aty brenda, këngëtares duket se i ka ‘ardhur ku nuk mban më’ nga mënyrat që Livia gjen për të qenë në qendër të vëmendjes.

Teksa përmendi faktin se Livia përfshihet dhe në biseda që nuk i përkasin asaj, artistja u shpreh se ajo nuk do të flasë më për aq kohë sa banorja në fjalë të jetë prezente.

Nga ana tjetër, Egli mundohet t’ia qartësojë se Livia këtë gjë nuk e bën me tendencë.

Rozana: Nuk rri se hap një bisedë dhe futet Livia, nuk flas dot. Ma ka bërë disa herë.

Egli: Nuk e bën me tendencë.

Rozana: Jo nuk e bën me tendencë, por duhet ta kuptojë. Kur flas, dua ta mbaroj bisedën, mendimet e mia. Pastaj futem dhe them ‘ti ke thënë kështu e ti kështu’.

Egli: E kuptoj, po e bën nga kofidenca, nga marrëdhënia.

Rozana: Nuk duhet të ma bëjë më.

Egli: Thuaja.

Rozana: Ia kam thënë 200 herë, nuk do merrem me atë.

 

livia rozana radi

Lini një Përgjigje