TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Shkurt 2025, 15:01

“Bandit dhe ngacmues”/ Richard Gere vendos të largohet përgjithmonë nga Amerika, arsyeja: Donald Trump

Shkruar nga Pamfleti

“Bandit dhe ngacmues”/ Richard Gere vendos të largohet

Aktori i njohur Richard Gere është zhvendosur përgjithmonë në Madrid dhe arsyeja nuk është tjetër veçse… Donald Trump.

Aktori hollivudian mori një çmim nderi Goya për kontributin e tij të përgjithshëm në kinema të shtunën mbrëma dhe në fjalën e tij ai përmendi arsyen që e shtyu të largohej nga SHBA. Duke folur nga skena e Palacio de Congresos de Granada, ylli i Hollivudit sulmoi Presidentin Amerikan, duke e quajtur atë një “ngacmues dhe një bandit”. Menjëherë pasi Antonio Banderas i dha atij çmimin e tij, Richard Gere foli shkurtimisht para audiencës.

Teksa fillimisht foli për artin e aktrimit, aktori ndërpreu fjalën dhe iu referua ndryshimeve që ka vënë re së fundmi në botë. Ndër të tjera, ai foli për diskriminimin racor, ndërsa e cilësoi Donald Trumpin si një “horr” që e ka futur Amerikën në një “periudhë të errët”.

Më konkretisht, aktori u shpreh: “E shoh këtë mentalitet të trashë racor që ka filluar të përhapet, ku mendojmë se jemi të gjithë të ndarë nga njëri-tjetri. “Fatkeqësisht, ne kemi zyrtarë të zgjedhur që nuk na frymëzojnë ashtu siç do të donim”, tha ai. Ai më pas shtoi: “Ne jemi në një kohë shumë të errët në Amerikë, ku kemi një ngacmues dhe një bandit si president të Shteteve të Bashkuara”, ndërsa publiku duartrokiti.

richard gere donald trump

Lini një Përgjigje