TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Shkurt 2025, 13:26

Marrëdhënie me “Sugar Mama”? Albi i 'Përputhen': Donin të më vinin qaforen e qenit

Shkruar nga Pamfleti

Marrëdhënie me “Sugar Mama”? Albi i

I ftuar në “Live From Tirana” ishte një nga konkurrentët e “Përputhen”, Albi Buzali. Ai ka folur për eksperiencën e këtij në këtë format por dhe për jetën e tij private…

A ke pasur ti në jetë të dashura me ekonomi më të mirë se ty?

Po, patjetër. Shumë herë më të mirë se mua. Aq të mirë, sa ato donin të më kontrollonin dhe të vinin atë ‘qaforen e qenit’, që ‘hajde se do të kujdesem unë për ty’.

Po të dashura më të mëdha në moshë ke pasur?

Po, por jo ndonjë diferencë shumë e madhe. Diku tek 3-4 vite.

Nuk ke pasur ndonjë raport me ‘sugar mama’?

Kanë dashur, por unë isha mirë nga ana ekonomike kur isha në Dubai dhe nuk e kisha të nevojshme.

 

albi perputhen sugar mama

Lini një Përgjigje