TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Maj 2023, 09:29

E hënë, 8 maj 2023; Virgjëresha e nis javën ‘me këmbë të mbarë’

Shkruar nga Pamfleti

E hënë, 8 maj 2023; Virgjëresha e nis javën ‘me

Horoskopi i sotëm sheh të favorizuar Virgjëreshën sot, falë Hënës dhe Afërditës në shenjë. Të dyja këto, do ju bëjnë të jetoni një ditë romantike dhe të lumtur, ku edhe ëndrrat që dukeshin si të pamundura do realizohen si me magji. Do ndiheni më në fund të kënaqur përsa i përket lidhjes në çift.

Jeni impenjuar shumë për të patur gjithçka ju duhet, ndaj e meritoni lumturinë.

Për ju që jeni single, përsa u përket ndjenjave, do jepni më të mirën tuaj. Dashuria do jetë për ju energji e pastër dhe forcë jetësore në çdo gjë që e bën të përditshmen të denjë për t’u jetuar, vetëm ose në shoqëri të dikujt tjetër.

Në punë, rezultatet tuaja do bëjnë që kolegët të ‘vdesin’ nga zilia, por do habisin pozitivisht eprorët tuaj. Me shumë mundësi do keni një ngritje në karrierë.

shenja me fat

Lini një Përgjigje