TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 9 Dhjetor 2024, 10:49

“E bëjmë dhe një tjetër?”, Miriam Cani sqaron lajmet për një fëmijë të tretë

Shkruar nga Pamfleti

“E bëjmë dhe një tjetër?”, Miriam Cani sqaron

Aludimet se Miriam Cani dhe Alban Skënderaj do bëhen prindër për herë të tretë, ishin sensacioni i kësaj fundjave. Por, këngëtarja i hodhi poshtë këto aludime, duke konfirmuar në programin “Goca dhe Gra” se nuk është shtatzënë.

Ajo tregoi se, megjithatë, herë pas here ajo dhe Albani e mendojnë mundësinë e të pasurit një fëmijë tjetër, sidomos kur i shohin ata që janë mirë së bashku për disa minuta. Alban, siç tha Miriami, shpesh i thotë: “Dy mrekulli kemi bërë, a nuk mund të bëjmë edhe një tjetër?”

Përveç kësaj, Miriami ka ndarë edhe lajme të tjera pozitive, duke zbuluar se brenda dy javësh do të publikohet një këngë e re, një duet me bashkëshortin e saj, Alban Skënderaj.

Herë pas here e kemi këtë dëshirën kur i shohim, kur janë mirë ato nja 2-3 minuta me njëri tjetrin. Thotë Albani, ‘dy mrekulli kemi bërë, e bëjmë edhe një tjetër’?! Edhe mua më kujtohen ato mendimet e netëve pa gjumë.

miriam cani sqarim femija i trete

Lini një Përgjigje