TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle28 Dhjetor 2023, 09:27

Dyshohet për lidhje me Princ Lekën, fotografja ‘e pranon’ duke refuzuar të përgjigjet

Shkruar nga Pamfleti

Dyshohet për lidhje me Princ Lekën, fotografja ‘e pranon’

Prej disa ditësh në mediat shqiptare ka qarkulluar lajmi për një ndarje të mundshme mes Princit Leka dhe Elia Zaharia, bashkëshortes së tij.

Këto zëra i kanë përforcuar më tej edhe fotot që të dy ata kanë publikuar me rastin e Krishtlindjes, ku ndryshe nga herët e tjera nuk kanë dalë së bashku por secili ka dalë me vajzën e tyre.

Ndërkohë ditën e djeshme në shumë media u aludua se ndarja ka ndodhur vërtetë dhe se aktualisht Leka është në një marrëdhënie të re me një fotografe, pjesë e stafit të tij, e quajtur Blerta Celibashi.

Vetë Blerta iu përgjigj ‘Joq’ me një ‘mospërgjigje’, duke shkruar:

“Përshëndetje Joq, ju falënderoj për mesazhin/interesimin tuaj. Nuk dua të bëj koment në lidhje me këtë çështje. Kërkoj mirëkuptimin tuaj.”

Mesa duket Blerta nuk është ende gati ta pranojë lidhjen me Lekën, në të kundërt do kishte thënë që nuk ka një marrëdhënie dashurie mes tyre. Faleminderit Blerta që me mos përgjigjen tënde, na dhe përgjigjen që kërkonim!

blerta celibashi fotografe pergjigje

Lini një Përgjigje