TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Shkurt 2023, 11:18

Dua Lipa lidhet me ish të dashurin e Rita Orës, çifti largohet bashkë nga ndarja e çmimeve Bafta

Shkruar nga Pamfleti

Dua Lipa lidhet me ish të dashurin e Rita Orës, çifti largohet

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka nisur një lidhje të re dashurie. Por, partneri i saj kësaj radhe është regjisori francez me origjinë greke, Romain Gavras. Emri ju duket i njohur? Epo, bëhet fjalë për ish-partnerin e Rita Orës.

Lipa u fotografua duke lënë pas festën e çmimeve BAFTA në Londër me Gavras. Regjisori e ndoqi pas me një kapuç të zi duke fshehur pjesën më të madhe të fytyrës së tij. Ata hynë në një makinë të drejtuar nga shoferi së bashku, përpara se të largoheshin.

Burimet për ‘The Sun’ thonë:

“Dua e di se sa e rëndësishme është të gjesh dikë që e kupton karrierën e saj. Ajo ndjen se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet krijues.

Ata kanë qenë duke shijuar kohën së bashku. Dyshja u takuan me miqtë e ngushtë të njëri-tjetrit gjatë periudhës festive dhe kanë shumë të përbashkëta”.

Kujtojmë se Romain Gavras u nda nga Rita Ora në vitin 2021. Ndërsa Dua më parë ka qenë duke shijuar një romancë dashurie me modelin Anwar Hadid, e cila mori fund në vitin 2021, pas dy vitesh lidhje.

dua lipa romain gavras

Lini një Përgjigje