TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Mars 2025, 11:22

“Doja fëmijë”, Enxhi Nasufi rrëfen pse i dha fund lidhjes 7-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

“Doja fëmijë”, Enxhi Nasufi rrëfen pse i dha fund

Këngëtarja, njëherësh dhe moderatorja e njohur e WakeUp Enxhi Nasufi ishte e ftuar së fundmi në një intervistë te “Andale” ku ka folur edhe për ndarjen nga partneri i saj, me të cilin kishin pasur një lidhje 7-vjeçare.

Enxhi ka rrëfyer se i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë, ndërsa pa zbuluar arsyen e vërtetë, ajo është shprehur se partnerët rriten në drejtime të ndryshme.  Gjithashtu Enxhi ka thënë se nga 7 vite lidhje, dy kanë qenë bashkëjetesë.

“Pra nëse unë them: dua të bëhem me fëmijë, ai s’është gati akoma, unë s’do rri ta pres sa të jetë gati.”- ka thënë kështu Enxhi ndërsa ka vijuar edhe me motive të tjera, pra duke thënë një sërë problemesh në çift pa treguar arsyen kryesore të ndarjes

 

enxhi nasufi lidhja fund

Lini një Përgjigje