
Ndërkohë që flirton me Laertin dhe Jozin, Ola ka çuditur publikun kur u shpreh se ka patur lidhje me një vajzë.
Gjatë një bisede me Amber, Ola u shpreh se ka qejf që të eksperimentojë që të shohë se ku është, të dijë se çfarë do.
Teksa Amber e pyet nëse vajza në fjalë ishte shqiptare apo e huaj, Ola u përgjigj menjëherë: Shqiptare.
Pjesë nga biseda:
Ola: Unë eksperimentoj shumë në lidhje, në partner. Kam patur marrëdhënie edhe me gocë.
Amber: Vërtetë?
Ola: Po, një lidhje.
Amber: Ke pasur lidhje me gocë?
Ola: Po, s’e kam problem. Kur ndihem mirë me dikë, ndihem mirë, nuk ka lidhje as mosha, as gjinia. Thjesht dua ta shoh unë ku jam, drejtimin tim, të eksperimentoj të gjitha dhe në fund të di se çfarë dua.
Amber: Ishte e huaj apo shqiptare?
Ola: Shqiptare.
Lini një Përgjigje