TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Maj 2024, 17:59

"Do të laj dhe do të marr në shtëpi"/ Pas ndarjes me Besin, Xhensila bën gjithçka për të tërhequr vëmendje (Video)

Shkruar nga Pamfleti

"Do të laj dhe do të marr në shtëpi"/ Pas ndarjes

Xhensila Myrtezaj ka qenë thuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes si nga ana profesionale, por edhe nga ajo private, sidomos pas lajmit bujshëm të divorcit me Bes Kallaku.

Një video që po bën xhiron e rrjetit, shihet këngëtarja që bën show duke treguar 'dashuri' për dy fëmijë të vegjël të komunitetit rom ku njërin prej tyre edhe e ka puthur.

Paksa tallëse dhe rraciste si video, ku shihet qartë se Xhensila edhe në fjalët që i drejtohet fëmijëve duket se i përbuz teksa i thotë se do e lajë dhe do e marrë në shtëpi.

“Do të laj dhe do të marr të shtëpia ime”, dëgjohet të thotë Xhensila.

Këtë video këngëtarja e ripostoi në Insta Story, ku shkruan se ata janë në një moshë me fëmijët e saj.

“Nuk e di kush e ka bërë këtë videon, por e falënderoj. Rastësi e jashtëzakonshme, vajza ishte 5 vjeç sa Ajka, bebi ishte 6 muajsh e 3 ditësh, pak a shumë sa Amen, një pafajësi, njësoj si të vegjlit e mi.

Në çdo moment që jam larg fëmijëve për shkak të punës ndihem bosh, e plot ndjesi faji. Por për ata e bëj çdo sakrificë e lodhje si çdo nënë. Zoti më solli këto 2 mrekulli fiks në momentin që isha përhumbur për të vegjlit e mi”, shkruan Xhensila.

Lini një Përgjigje