TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Maj 2024, 15:47

Sara Gjoka: Shoqja e ngushtë u zhduk që kur u bëra pjesë e 'She's on Top'

Shkruar nga Pamfleti

Sara Gjoka: Shoqja e ngushtë u zhduk që kur u bëra pjesë e

Kur njerëzit bëhen xhelozë, të ‘fshijnë’ nga jeta në rastin më të mirë. Në rastin më të keq, ruajna Zot dhe me një fakt të tillë është përballur edhe balerina e famshme e TCH, Sara Gjoka.

Anja: Je zhgënjyer nga ndonjë kolege ose koleg që i besoje?

Sara: Kolegë jo, por shoqëria e afërt

Anja: Do e tregosh si rast?

Sara: Rasti i 'She's on top'-it. Kam pasur një shoqe shumë të ngushtë dhe ajo e njihte këtë botë se ka qenë vetë pjesë e këtij spektakli dhe ajo ishte inciatorja që unë të futesha, me gjithë dashamirësinë, deri në momentin e natës së parë, që për mua ishte emocion i ri. Pra, kur unë kisha më shumë se kurrë nevojë për të, nuk u gjend më prej asaj dite.

Anja: As nuk u zutë

Sara: Asgjë

Anja: I bëri 'delete' numrit tënd?

Sara: Asgjë, prandaj them që ndonjëherë e gjen edhe tek ata më të afërmit

(min 6:45 deri 7:50)

sara gjoka shoqja e ngushte she's on top

Lini një Përgjigje