TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Maj 2024, 14:42

“Ti vdes për mua”, Meritoni thumbon Eglën: Më ke fiksim

Shkruar nga Pamfleti

“Ti vdes për mua”, Meritoni thumbon Eglën: Më ke

Thumbat dhe ironitë mes moderatorit Meriton Mjekiqi dhe Egla Ceno nuk kanë të ndalur.

Ditën e sotme konkurrenti i tha aktores se ajo e ka shumë fiksim dhe vdes për të.

“Meriton je një nga njerëzit që s’kam parë ndonjëherë me sy. S’dija a egzistoje apo jo para se të hyja këtu. Kur të dal prej këtej do të jesh një nga njerëzit që s’do të egzistosh më”, iu kthye Egla.

Ai vijoi ngacmimet ndaj Eglës teksa iu drejtua aktores duke i thënë se i ka treguar fytyrën e vërtetë.

Biseda mes tyre:

Meritoni: A do kafe o top sheqer

Egla: Nga ty nuk dua asgjë

Meritoni: Ke dashur shumë gjëra nga unë

Egla: Plotësojau të dashurve të tu ato gjërat

Meritoni: Më ke fiksim ti Egla, vdes për mua

Egla: Urdhëro! Jo me të thënë të drejtën

Meritoni: Sinqerisht më do shumë dhe dihet ajo

Egla: Meriton je një nga njerëzit që s’kam parë ndonjëherë me sy. S’dija a egzistoje apo jo para se të hyja këtu, kur të dal prej këtej do të jesh një nga njerëzit që s’do të egzistosh më

Meritoni: Vdes për mua shpirt. Unë ta tregova fytyrën e vërtetë ty dhe kjo ka rëndësi

Egla: Mbaj vendin tënd

Meritoni: Je lodhur o Egla se dje thoje dua të dal. Duro edhe pak zemër se jemi drejt fundit. Çdo ditë po e tregon anën tënde të errët. Je futur në një det dhe s’din not, je fundosur

Egla: Jam zhgërryer nëpër pellgjet e tua Meriton, endem nëpër pellgjet e tua

Lini një Përgjigje