TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Prill 2025, 10:33

“Do bëhemi prindër sido që të jetë”, rrëfimi tronditës i Rozana Radit dhe letra e prekëse e partnerit

Shkruar nga Pamfleti

“Do bëhemi prindër sido që të jetë”,

Pas buzëqeshjes dhe triumfeve në karrierë, tek Rozana Radi fshihet një jetë me dhimbje dhe humbje të mëdha.

Teksa ajo rrëfeu përjetimet më të dhimbshme të jetës së saj dhe foli për humbjen e prindërve si dhe përpjekjet e saj për të pasur një fëmijë, zbuloi se ka kaluar disa shtatzëni të dështuara.

Pas këtij rrëfimi prekës, Rozana u dërgua në “Storm Arena”, ku e priste një surprizë emocionuese. Një letër nga partneri i saj, e lexuar nga moderatori Ledion Liço, përçoi mbështetjen e pakushtëzuar që ai ka për të.

“Ti më mund bindshëm me fjalën, por sot më takon mua të shkruaj… Ne e kemi mbështetur njëri-tjetrin pa kushte. Shihemi pas festës,” – shkruhej në letrën e partnerit të saj.

Në një moment plot ndjenja, Rozana premtoi se nuk do të dorëzohet në ëndrrën e saj për t’u bërë nënë: Dhe unë ia premtoj që ne do bëhemi prindër, sido që të jetë.

Produksioni i ‘Big Brother VIP’ i premtoi Rozanës mbështetje të plotë për trajtimet e nevojshme mjekësore. “Me shpresë të madhe, mbase vitin tjetër do të më vijë një mesazh nga ty që do më thotë: ‘Hej, ia dolëm’”, – tha Ledion Liço.

rozana radi rrefimi i jete

1 Komente

  1. m
    melina demiri

    shume histori prekese!ishallah u befte mama e shkelquer!

    Lini një Përgjigje