TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Qershor 2023, 09:36

Dj Geek nuk figuron më në jetën e Dafit, këngëtarja në një lidhje romantike me biznesmenin kosovar

Shkruar nga Pamfleti

Dj Geek nuk figuron më në jetën e Dafit, këngëtarja

Ditën e sotme u zbulua lidhja e re e këngëtares Dafina Zeqiri. Momentet romantike mes saj dhe partnerit “misterioz” u bënë virale në rrjet.

E duket se edhe identiteti i partnerit të artistes s’do mbetet kaq mister. ‘Indeksonline’ mëson se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë e panjohur për botën e showbizit shqiptar.

Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë. Një prej tyre merret me tregti me shumicë të frutave dhe perimeve, kurse një tjetër sipërmarrje është e profilizuar në fushën e teknologjisë informative.

Mesa duket Dafina ka gjetur sërish dashurinë e po ndihet e lumtur me Kreshnikun.

Përsa i përket Dj Geek, nuk ka asnjë ‘gjurmë’ nga ish-i dashuri i këngëtares.

Dj Geek nuk figuron më në jetën e Dafit, këngëtarja Dj Geek nuk figuron më në jetën e Dafit, këngëtarja

 

kreshnik gjergji dafina zeqiri

Lini një Përgjigje