TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Qershor 2023, 07:14

"Ku i merr lekët, shet mall?"/ Aulona Musta i kthehet ndjekëses

Shkruar nga Pamfleti

"Ku i merr lekët, shet mall?"/ Aulona Musta i kthehet

Prej disa ditësh, moderatorja e njohur Aulona Musta po shijon pushimet në Turqi së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj. Ajo është mjaft aktive në rrjetin social Instagram, ku ka vendosur që të ndajë me ndjekësit detaje të ndryshme nga ky udhëtim dhe jo vetëm.

Së fundmi, ajo ka postuar një video ku shfaqet e zhveshur në vaskë, duke treguar më pas edhe pak nga vendi ku ndodhet.

Edhe pse videon në fjalë e ka publikuar për të treguar natyrën, në fakt gjithë vëmendjen e ka marrë momenti ku ajo shfaqet brenda në vaskë në dhomën e hotelit.

“A nuk është kjo pamja me të cilën do të donit të zgjoheshit çdo ditë? E në mos, jo çdo ditë, të paktën me pushime?", shkruan Aulona bashkëngjitur me videon.

Por mes shumë komentesh, moderatorja ka zgjedhur t’i përgjigjet një ndjekëseje e cila shkruan: “Qejfi na pëlqen të gjithëve, por nuk kemi mundësi. Ose të na tregojë kjo zonjë se me ça pune merret se vallai kjo vetëm pushime bën thua merret me shitje malli”.

Aulona i përgjigjet duke i thënë se: “Unë paguhem që t’ju argëtoj ju zemër. Sa herë që bën ti një koment në Instagramin tim aq herë paguhem unë. Qejf o qejf o qerrata”.

moderatorja ndjekesja aulona musta

Lini një Përgjigje