TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Shkurt 2024, 21:45

“Ditët më të vështira për mua”/ Debate në çift, çfarë po ndodh mes Heidit dhe Romeos?

Shkruar nga Pamfleti

“Ditët më të vështira për mua”/ Debate

Debatet mes Romeos dhe Julit kanë shkaktuar tensione dhe krisje mes çiftit Romeo-Heidi.

Ata janë parë gjatë kësaj jave duke debatuar, madje në një moment Romeo është përlotur pas diskutimeve me partneren e tij.

Sot është rikujtuar edhe njëherë ky moment, ndërsa Romeo shprehet së për të kanë qenë ditët më të vështira. Ai shton se i beson Heidit, ndërkohë që të njëjtën përgjigje tha edhe kjo e fundit.

“Është shumë e vështirë të analizoj sot gjithçka që ne kemi jetuar. Kanë qenë ditët më të vështira në këtë shtëpi. Unë nuk u besoj këtyre mureve, por asaj gocës po”, tha Romeo.

“Unë i besoj Romeos dhe ai nuk më ka dhënë shkas që të mos i besoj”, u shpreh Heidi.

“Unë i kam bërë disa pyetje Heidit për të cilat prisja përgjigje, por ndonjëherë flasin dhe sytë dhe unë i kam marrë përgjigjet me sy”, tha Romeo.

Lini një Përgjigje