TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Tetor 2023, 19:33

Dikur mike të ngushta, Diola Dosti rrëfen pse u “ftohën” marrëdhëniet me Nitën pas daljes nga 'BBV2': I kam vënë vizën

Shkruar nga Pamfleti

Dikur mike të ngushta, Diola Dosti rrëfen pse u

Ish-konkurentet e spektaklit televiziv "BBV2", Diola Dosti dhe Nita Latifi krijuan një raport të ngushtë brenda shtëpisë më të famshme në shqipëri.

Por, pas spektaklit, ato nuk u shfaqën më bashkë, teksa para pak kohësh u hoqën edhe nga rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme, e ftuar në programin "Natën me Aulonën", Diola ka folur për herë të parë rreth miqësisë së tyre duke u shprehur se nuk janë më shoqe.

Shkak për këtë, sipas Diolës, u bë ftohtësia dhe indiferenca e Nitës, duke shtuar se i gjithë përkushtimi dhe investimi që i dha shoqërisë së tyre brenda BBV, nuk ju kthye njësoj jashtë

"Investimi emocional që unë dhashë aty brenda nuk u barazua jashtë. Pashë një energji totalisht ndryshe zhgënjyese dhe thashë: "E di çfarë, kur unë investohem dhe nuk marrë diçka mbrapa unë më mirë të fus vizën." I uroj më të mirat në jetë se është një vajzë shumë e mire.", tha Diola.

diola dosti marredhenie nita bbv

Lini një Përgjigje