
Aktorja e humorit Delinda Disha u bë nënë për herë të dytë. Në jetë erdhi djali i saj, të cilin e ka quajtur Kostandin.
Ishte vetë aktorja që lajmëroi lajmin e bukur para pak minutash në profilin e saj të Instagramit dhe nuk ka nguruar aspak të publikojë edhe foton e të sapolindurit.
Bebushi i bukur shfaqet i qetë në krahët e nënës dhe Delinda e ka shoqëruar foton me postimin: 10.08.2023 Mirë se erdhe KOSTANDIN!
Postim, i cili u shoqërua nga shumë urime të njerëzve të njohur dhe jo të njohur.
Më herët Delinda dhe bashkëshorti i saj humbën mundësinë për të qenë prindër të dy binjakëve, pasi shtatzënia nuk shkoi ashtu siç duhet. Megjithatë, sot çifti fatmirësisht u gëzua me një djalë të dytë. Epo, urime! /Pamfleti

Lini një Përgjigje