TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Gusht 2023, 20:35

Deklarata e saj për Luizin shkaktoi zhurmë në rrjet, reagon Aurela Gaçe: Më përdorën mish për top

Shkruar nga Pamfleti

Deklarata e saj për Luizin shkaktoi zhurmë në rrjet, reagon

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar pas zhurmës që u shkaktua në rrjet pas deklaratës së saj lidhur me fituesin e "Big Brother Vip 2" Luiz Ejllin.

“Aurela refuzon bashkëpunimin me Luizin”, ky ishte titulli i mediave kohët e fundit.

E gjitha nisi në një intervistë të dhënë nga Aurela Gaçe për “Pushime on Top” ku u pyet lidhur dhe me dëshirën e shprehur nga Luizi për një bashkëpunim mes tyre.

“Luizi kur ka qenë brenda më ka përmendur si një nga artistet e preferuara dhe kjo është gjë e mirë që brezat më të vonë se ti të duan dhe respektojnë për punën. Luizi e ka arritur atë që çdokush që hyn në Big Brother do të donte është tani në majat e tij. Edhe unë i kam arritur me kohë qëllimet e mija prandaj them që bashkëpunimet më të mira vine pasi ta kesh kaluar famën atë momentin “ëoë” bëhen për hobi pastaj për ti dhënë vetes dhe publikut që të ndjek kënaqësi. Kështu që Luiz më vonë kur ta kesh shijuar karrierën unë këtu do jem edhe pas 20 vjetësh”, tha Aurela Gaçe.

Mirëpo kjo deklaratë shkaktoi mjaft debat në rrjet. Gazetari Mentor Kikia tha se nuk duhen krahasuar nivelet e Aurelës dhe Luizit, e më pas ky i fundit reagoi duke ia listuar arritjet në karrierë.

Për t’i vënë pikat mbi “i”, Aurela sqaron se titulli i “TCH” u bë për klikime, e se me ndërhyrjen e saj është ndryshuar.

“Nuk ka faj njeri jo. Fajin e kam unë që jap përgjigje. Por lajmin, titullin, e paska bërë vetë Top Channel. Sigurisht na shohin si klikime, se kë dëmtojnë, se çfarë sajojnë në kurriz të kujt, s’ka problem për ta. Sot u ktheva në Tr dhe shumë vonë pashë titullin e bërë në webin e vetë Top Channel. E ndërruan mbasi i kontaktova e u kërkova llogari por tani, tepër vonë. Faji ngelet jetim.

Vini re vine re. O zot, çfarë ndodh në këtë vend, vetëm nga një titull karrem, nuk di, nuk kam fjalë. Dëgjoni atë që kam thënë. Shikoni intervistën. Lexoni atë që kam shkruar. Është mëse e qartë, e zeza mbi të bardhë. Kam dhënë respekt dhe vetëm kaq. Madje, kam thënë se unë bëj bashkëpunim le për qejf e jo për fame. Apo nuk kuptohet mirë as kjo? Ai talentin e ka pasur edhe më parë dhe mund të ndodhte një bashkëpunim edhe pa pasur këtë zhurmë. Unë e vlerësoj zërin edhe pa famë. Edhe vetë bashkëpunimet e mia ndër vite kanë treguar se nuk kam rendur mbas famës së dikujt por kam bërë bashkim energjish me njerëz e artistë qe vlerësoj. Pra, nëse kam thënë se unë këtu do të jem edhe mbas 29 vitesh, është shumë e qartë se jam gati të këndoj me dikë që ka talent edhe mbasi fama te bjerë ose të venitet. Më qartë se kaq s’di. Më shumë respekt se kaq, prap nuk di. Titulli karrem i përdorur për të ndezur gjakra u bë, u sajua. Bravo. Mua, me përdorën MISH PËR TOP. Hallall. Jeta vazhdon”, shkruan Aurela.

aurela gace deklarate luiz ejlli reagim

Lini një Përgjigje