
Gjithçka duket gati për nisjen e sezonit të dytë të “Dancing with the Stars”. Kanë nisur tashmë të flitet për emrat e parë të personazheve që do të jenë pjesë e sfidës së kërcimit. Por duket se ndryshime do të ketë edhe në jurinë e këtij formati.
Valbona Selimllari ka konfirmuar se do të jetë sërish pjesë e jurisë, ku këtë herë do të ketë përkrah Lori Balën. Balerina, në netët finale të DWTS 1 u konfirmua se do të ishte anëtare jurie.
Por duket se prania e saj, do të sjellë ndryshime të mëdha. Deri më tani nuk ka zëra për praninë e Dalina Buzit sërish në jurinë e këtij formati. Vetë Buzi ka zgjedhur të mos flasë rreth pranisë së saj në këtë format. Nga ana tjetër, ndryshime priten edhe në vendin e Armand Pezës.
Përflitet se Peza nuk do të jetë në sezonin e ardhshëm në ulëset e jurisë, duke u zëvendësuar nga një tjetër personazh i njohur. Në pikëpyetje është edhe prania e Kledi Kadiut. Balerini me famë ndërkombëtare ishte kryetari i jurisë në formatin e shkuar, por prania e Lorit, pritet të sjellë ndryshime edhe në postin e Kadiut.
Megjithatë, në ditët në vijim pritet të konfirmohen edhe emrat që do të ulen për më shumë se 12 javë në vendin e jurisë.
Ndërkaq personazhet e parë janë zbuluar tanimë, duke hedhur dritë rreth detajeve të para të këtij spektakli. Disa prej personazheve të famshëm që do të marrin pjesë janë pikërisht: Eni Shehu, Lei Kraja, Fjodora Fjora, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi.
Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë VIP-at e tjerë që do ti bashkohen sfidës, në garë për çmimin e madh.
Lini një Përgjigje