
Opinionistët dhe i ftuari special i ‘Big Brother VIP’, Luiz Ejlli, kanë treguar mendimet e tyre në lidhje me debatet mes Romeos dhe Meritonit.
Ori Nebiaj në këtë situatë i dha të drejtë Meritonit, ndërsa Arbri i kritikoi të dy për nivelin e debatit.
Nga ana tjetër fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP, Luiz Ejlli, u shpreh se e gjithë situata është krijuar për të dalë në prime. Ai gjithashtu tha se ky ‘Big Brother’ po dominohet nga vajzat dhe situatat që ato krijojnë.
“Kanë rënë në gjumë të dyja lidhjet, nuk mund të them nëse janë të vërteta ose jo. Duke qenë se ranë këto, sot shtëpinë e Big Brother VIP e zotërojnë vajzat dhe këta mbeten në hije. Në prime e panë që dominoheshin nga debatet e bëra nga vajzat. Ata përmendën nderet që i kanë bërë njëri-tjetrin nuk është shoqëri. E kanë përdorur për të kapur primen dhe e bënë. Se kuptoj pse e zgjasin 35 minuta. E shohin që po i iki ikën vëmendja prandaj reagojnë”, tha Luizi.
Lini një Përgjigje