TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Qershor 2025, 13:54

Dasma e ‘çmendur’ e Jeff Bezos: 50 mijë dollarë për një të ftuar

Shkruar nga Pamfleti

Dasma e ‘çmendur’ e Jeff Bezos: 50 mijë dollarë

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez po organizojnë një dasmë luksoze në Venecia, ku të ftuarëve të tyre nuk do t’u mungojë asgjë… pasi thuhet se po shpenzojnë një shumë marramendëse prej 50,000 dollarësh për person!

Kjo shifër e lartë vjen nga një raport i Brides.com. Me një listë të ftuarish me më pak se 200 persona, kjo përkthehet në të paktën 10 milionë dollarë për dasmën.

Sigurisht, kjo është vetëm “para xhepi” për themeluesin e Amazon, i cili vlerësohet të ketë një pasuri prej rreth 230 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg.

Ka edhe raportime se Bezos mund të shpenzojë deri në 20 milionë dollarë për këtë përvojë dasme të papërsëritshme. Dhe përsëri – nuk është ndonjë shqetësim i madh për dikë që propozoi me një unazë fejese prej 30 karatësh!

Dasma e çiftit Bezos–Sanchez pritet të jetë ngjarja e vitit, duke mbledhur emra të mëdhenj të Hollivudit – si Orlando Bloom (pa të fejuarën Katy Perry) – në “Qytetin e Kanaleve”, për të dëshmuar zyrtarizimin e dashurisë së tyre.

Thuhet se edhe ish-i i Lauren, Tony Gonzalez, do të udhëtojë drejt Venecias për të marrë pjesë në ceremoni.

Sipas TMZ, çifti dhe të ftuarit e tyre do të qëndrojnë në hotelin luksoz Aman Venice, një ndërtesë historike ku çmimet për një natë variojnë nga 2,000 deri në 10,000 dollarë. Hoteli është plotësisht i rezervuar nga e mërkura deri të dielën.

Ndërsa të pasurit dhe të famshmit përgatiten të zbarkojnë në Venecia, organizatorët e dasmës po përballen me një sërë sfidash – përfshirë protestues të zemëruar, që kanë detyruar rregullimin në kohë reale të planeve të sigurisë për të garantuar një event të qetë.

Dasma e ‘çmendur’ e Jeff Bezos: 50 mijë dollarë

jeff bezos dasma luks

Lini një Përgjigje