
Gazetarja Dasara Karaiskaj bëri një krahasim mes prezantuesve të Big Brother Vip, ku cilësoi Ledionin si më të mirë. Nga ana tjetër ajo sqaroi edhe deklaratën për Arbana Osmanin, për të cilën tha se gënjen.
Anja: Kush mendon se prezanton më mirë Big Brother-in?
Dasara: Patjetër Ledioni dhe mirë bëre që ma bëre këtë pyetje, sepse unë Ledionin e kam vlerësuar gjithmonë profesionalisht. Kemi punuar bashkë. Ai është edhe një imazh shumë perëndimor për Shqipërinë. Nuk është strikt, nuk është tiran siç ishte Arbana që thoshte "po flas unë, ju duhet të pushoni". Batutat e studiuara (se do zgjuarsi për ta bërë këtë ) dhe Ledioni e ka zgjuarsinë për të bërë batuta që të kenë humor, por të kenë edhe ironinë.
Anja: Dhe të mos lëndojë personin që ka përballë
Dasara: Të mos e bëjë personin të ndihet inferior, gjë që mendoj se e bënte prezantuesja që ishte më përpara.
Anja: Nuk është se me Arbanën e ke personale, meqë të mori vendin tek Top-i para 25 viteve
Dasara: E kam treguar këtë histori dhe është mbyllur
Anja: Të ka telefonuar Arbana pas kësaj deklarate?
Dasara: Jo, nuk më ka telefonuar dhe besoj është aq e zgjuar sa për të mos e bërë, me aq sa e perceptoj unë si tip. Nuk e kam patur një të keqe që nuk më ka kaluar. Por ajo gënjeu në intervistën me Donaldin kur tha që "fitova konkursin me 300 zëra". Jo, kjo nuk është e vërtetë. Zëri më i mirë që fitoi aty ishte i imi dhe jo i Arbanës. Kaq. Nëse do e shtjelloja, Arbana është më ambicioze se unë. Unë e di që e kam talentin dhe me gjithë backroundin që kam, unë e di që vlej
Anja: Albana Osmani ka hedhur tezën që Arbana i përdor "brrylat" fort. Ti je dakord?
Dasara: Unë një hëngra. Atë të parin fare dhe ka qenë shumë e vogël, vetëm 16 vjeç...
Lini një Përgjigje