
E ftuar në PPP këtë të diel ishte gazetarja Dasara Karaiskaj. Ajo analizoi banorët e Big Brother Vip 3, ku fillimisht sqaroi deklaratën e bujshme mbi largimin nga shtëpia e famshme të Drini Zeqos.
Anja: Bëre bujë me deklaratën për Drini Zeqon, që ai nuk ka asnjë problem familjar, por u largua sepse e di që çmimi i parë i është premtuar Romeos
Dasara: Jo nuk ishte tamam kështu, unë thashë: duke njohur Drinin, duke parë realitetin aty brenda, duke parë që nuk do e përballonte...sepse Drini është "minë me sahat". Është i urtë, i qetë dhe pastaj bëhet shumë konfliktual dhe ka qenë gjithnjë shumë i kujdesshëm ndaj imazhit të tij. Kështu që, unë thashë: përderisa i njoh problemet e së motrës që shumë më përpara (dhe në fakt, nuk kaluan 24 orë dhe ai doli e tha që ''jemi të gjithë shumë mirë), kështu që them, por është mendimi im
Anja: Jo, por është pak e rëndë që dikush të luajë me shëndetin mendor të së motrës për t'u larguar nga Big-u
Dasara: Nejse, tani të gjitha palët janë mirë. Mua m'u bë shumë qejfi, sepse Drinin e dua shumë
Lini një Përgjigje