TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Korrik 2024, 17:15

Bora dhe Heidi të pandara, kunatat shfaqen të qeshura dhe të përqafuara

Shkruar nga Pamfleti

 

Bora dhe Heidi të pandara, kunatat shfaqen të qeshura dhe të

Pas përfundimit të “Big Brother VIP3”, publiku është shumë kuriozë të dijë se çfarë po ndodh me jetën e ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Disa prej tyre ua shuajnë kuriozitetin përmes intervistave të ndryshme apo edhe nëpërmjet postimeve në rrjetet e tyre sociale.

Ish-finalistja e këtij edicioni të tretë të BBV, Heidi Baci, ka postuar herë pas here foto e video të ndryshme në “Instagram”, ku ka zbuluar se ndodhet me pushime së bashku me partnerin e saj, Romeo Veshaj.

Por jo vetëm kaq, pasi Heidi ka treguar edhe çfarë raporti ka me Donald Veshajn dhe Bora Zemanin. Pak ditë më parë aktori i njohur postoi disa foto me kunatën.

Ndërkohë një ditë më parë, Baci ka ndarë me ndjekësit një foto në “Instastory” ku shfaqet së bashku me moderatoren e njohur.

Dy kunatat janë të përqafuara dhe të qeshura, ndërkohë krahas kësaj poze ajo ka shkruar: “e kemi ditën para”.

Kujtojmë se gjatë një interviste për emisionin “Ëake Up”, Heidi u pyet në lidhje me raportin me Borën, pasi u përfol për një krisje mes tyre. Baci i siguroi fansat se mes tyre çdo gjë është “OK”.

Bora dhe Heidi të pandara, kunatat shfaqen të qeshura dhe të

Lini një Përgjigje