TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Korrik 2024, 13:58

“Lëshoi lumë ofendimesh kur isha në Big Brother”, Sara Gjordeni: Bardhi u nda nga menaxheri për çështje biznesi, jo prej meje

Shkruar nga Pamfleti

“Lëshoi lumë ofendimesh kur isha në Big Brother”,

Sara Gjordeni ka reaguar pas thashethemeve se ishte pikërisht ajo “molla e sherrit” që çoi në përfundimin e kontratës mes Bardhit dhe menaxherit të tij, Jetmir Agaj, i cili doli hapur kundër lidhjes së tyre teksa çifti ishin në Big Brother Vip.

Ish-Missi, e cila është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë vajzën, është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me marrëdhënien e Bardhit me ish-menaxherin e tij.

Ajo thekson se u shokua kur doli nga shtëpia e ‘Big Brother Vip 3’ dhe zbuloi ofendimet që Jetmiri kishte bërë kundrejt saj, por theksoi se kurrë nuk ka ndërhyrë në raportin mes tyre.

“Bardhi është i rritur vetë dhe nuk i merr gruas dorën se çfarë bën me karrierën e tij. Unë jam juriste bankash, jo menaxhere artistash”, theksoi ajo.

Gjithashtu shtoi se Bardhi dhe ish-menaxheri i tij janë ndarë për çështje biznesi.

“Jam duke duruar prej kohësh ofendime fyerje dhe shpifje mbi kurrizin tim për çdo gjë që i përket Bardhit, por ka ardhur koha të flas; Unë nuk kam lidhje me marrëdhënien e Bardhit dhe Jetmirit. Pakënaqësitë e mia në lidhje me këtë të fundit, kanë qenë mbi ato që ka folur për mua personalisht gjatë kohës që kam qenë e mbyllur në Big Brother. Dhe për këtë s’kam pasur faj sepse s’dija cb???? jashtë.

Normal që kur dola do shokohesha që njeriu më i afërt i të dashurit tim kishte bërë një lumë ofendimesh jashtë pa më njohur. Ama kurrë nuk kam ndërhyrë në marrëdhënien e tyre, ndryshe nga ç’janë përpjekur të futen në marrëdhënien time me Bardhin.

Bardhi dhe Jetmiri janë ndarë për çështje biznesi dhe tërësisht kontraktuale! As se ka gruan e keqe, as se i tha gruaja, as se e mëson gruaja, as se është mosmirnjohës asgjë e tillë. Jam e lodhur duke lexuar emrin tim në çdo portal duke më vënë në kurriz faje që s’i kam hak se jam në qetësinë time duke rritur femijën. Nuk e di si s’keni limite as në këtο momente kaq delikate për mua.

Bardhi është i rritur vetë dhe nuk i merr gruas dorën se çfarë bën me karrierën e tij. Unë jam juriste bankash, jo menaxhere artistash”, shkruan Sara Gjordeni.

Ish-Missi sqaroi se Bardhi vendos vetë për karrierën e tij, ndërsa shtoi se “boll kam hequr padrejtësi këtë vit mbi kurriz”.

“Shpresoj nga ky moment të jeni të qartë! Nese nuk i keni ndjekur ndodhitë që nga fillimi, bëni mirë t’u riktheheni dhe të mos me ngarkoni mua me faj për çdo gjë që ndodh në këtë botë sepse realisht jeni duke më shqetësuar dhe duke më dhënë stres të panevojshëm!

Bardhi është ai që vendos për karrierën e tij, jo unë!

Unë nuk e njoh botën e tij. 11 vite në Tiranë i kam frektuentuar clubet dhe jetën e natës maksimumi 6 herë. Nuk ma ka parë njeri fytyrën në këto ambiente, andaj nuk di ta këshilloj në këtë drejtim.

Unë s’kam faj për gjërat që zgjidhni ju të komentoni, për monstrën që doni të më mendoni, për fajtoren që më bëni për gjithçka ama komentet e njerëzve pa zemër e tru, ndryshojnëe nga titujt e lajmeve, sepse bëehen me zor burim urrejtje të padrejtë ndaj meje. Kur është shumë, është shumë! Besoj kam hequr boll padrejtësi këtë vit mbi kurriz, ndaloni të paktën gjatë kohës më delikate të jetës sime”, theksoi ajo.

Kujtojmë që muajin e shkuar, Jetmiri mori në menaxhim Luizin dhe duket se këtu kanë nisur edhe përplasjet e para.

Angazhimet e Luizit dhe përqendrimi i të gjithë skuadrës tek emri i tij, kanë bërë që Bardhi të mbetet pas me data koncertesh si dhe me projekte të reja.

Kjo ka sjellë edhe përplasjet e një pas njëshme mes palëve, çfarë edhe ka çuar në mbylljen e bashkëpunimit.

“Lëshoi lumë ofendimesh kur isha në Big Brother”,

sara gjordeni bardhi menaxheri

Lini një Përgjigje