TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Qershor 2025, 15:34

Bleu në ankand fustanin e Lady Diana për 400 mijë dollarë, koleksionistja plandoset në dysheme nga emocioni (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Bleu në ankand fustanin e Lady Diana për 400 mijë dollarë,

Shtëpia e ankandeve “Julien’s Auctions” përjetoi një moment të pazakontë emocional disa ditë më parë, kur Renae Plant, koleksioniste dhe themeluese e Muzeut të Princeshës Diana, shpërtheu në lot dhe ra në dysheme nga emocionet, pasi arriti të bëjë të sajin fustanin blu me lule të markës “Bellville Sassoon”, të njohur si “Fustani i Kujdesit” (Caring Dress).

Kjo është një nga veshjet më të dashura të Princeshës Diana, të cilin ajo e kishte veshur të paktën nëntë herë gjatë fundit të viteve ’80 dhe fillimit të viteve ’90.

Bleu në ankand fustanin e Lady Diana për 400 mijë dollarë,

Për këtë veshje të veçantë, Plant pagoi 400,000 dollarë nga gjithsej 1.9 milionë dollarë që shpenzoi për të blerë 35 objekte personale të princeshës në një ankand të vetëm, të mbajtur më 26 qershor në Los Angeles.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elizabeth Holmes (@eholmes)

koleksioniste lady d fustan

Lini një Përgjigje