
Ish-banorja e Big Brother Vip 1, Beniada Nishani ka folur, si rrallë herë për jetën e saj private. Modelja është shprehur se është e dashuruar dhe ndihet më e lumtur se kurrë.
Këtë fakt e konfirmoi në një intervistë për “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon.
Modelja thotë se e ndjen veten me shumë fat për zgjedhjen që ka bërë.
“Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”.
Beniada u tregua e rezervuar për të zbuluar partnerin, edhe pse mediat e kanë publikuar kohë më parë që ajo është në një lidhje me vëllain e Arbër Hajdarit, i cili ka dalë nga një martesë e dështuar, por thekson se “kam gjetur një person që ma kupton karakterin edhe kur nuk flas”.
Gjërat e bukura janë kur i merr me qetësi dhe dashuri, u shpreh Beniada, duke rrëfyer se puthja e parë mes saj dhe të dashurit, ndodhi gjashtë muaj pas njohjes.
Lini një Përgjigje