
Në rrjet u përfol se marrëdhënia mes Kiarës dhe Ermiona Lekbellos nuk është aspak e mirë. Por kjo e fundit na ka bërë ta mendojmë edhe një herë këtë, pasi vajzat janë mike shumë të mira, edhe pse në distancë.
Këngëtarja ka publikuar një foto gjatë një telefonate me video që ka patur me moderatoren dhe këtë moment ajo e ka ndarë me të gjithë.
“Që mos të mendoni, e dua atë dhe në kamera kam dalë pak si varja, po varja”- shkruan Ermiona krah fotos ku duket Kiara e buzëqeshur.
Kujtojmë se pak kohë më parë, për çiftin Kiara-Luiz Ermiona kishte goxha rezerva. Për Kiarën ajo tha asokohe se u viktimizua dhe se iu neverit situata që ajo krijoi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

Lini një Përgjigje