
Aktoren Olta Gixhari do e shohim sërish në ekran, ndërsa këtë lajm e ka bërë të ditur vetë ajo.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në ‘ask me’ në ‘instastory’, disa persona donin të dinin më shumë mbi projektet e saj pas daljes nga Big Brother Vip dhe se kur do ta shihnin në ekran.
Olta ka zbuluar se do e shohim me një film duke lënë fansat kuriozë për më shumë.
‘Plani i radhës?’, e pyet një komentues.
“Një film me një kast që as ju shkon në mendje”, u përgjigj aktorja.

Lini një Përgjigje