
Darka e Shakirës dhe Luis Hamilton pas çmimit të madh të Miami në Formula 1 është kthyer në kryefjalën e kësaj jave. Pamjet të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit tregojnë këngëtaren kolumbiane në restorantin Cipriani nën shoqërinë e kampionit të Formula 1. Përveç kësaj, gjatë garës, ajo u pa dhe nën shoqërinë e aktorit Tom Cruise.
Gjatë javës sa kaluar, Shakira është parë duke hyrë në një dhomë private ku thuhet se ka kaluar mbrëmjen me Hamilton. Nuk dihet nëse yjet njiheshin më parë me njëri-tjetrin ose nëse kishin miq të përbashkët. Por së fundmi dyshimet janë shtuar më shumë se mes dyshes mund të ketë lindur diçka.

Është konfirmuar se Shakira është takuar sërish me Hamiltonin. “The Sun” dhe “Daily Mail” kanë publikuar fotografi në të cilat ajo shihet duke hipur në një jaht në brigjet e Majamit, së bashku me pilotin dhe miqtë e tjerë të tij.

Megjithatë, ajo që bie më shumë në sy është qendrimi i këngëtares, ku shfqaqet goxha e lumtur dhe e pashqetësuar.

Shakira u përfol fillimisht se mund të kishte një lidhje me Tom Cruise , me të cilin u pa nën shoqërinë e tij në GP në Miami. Sipas një personi të afërt me këngëtaren, Shakira ka kaluar shumë mirë me aktorin e njohur të dielën e kaluar. Megjithatë, ajo nuk po mendonte të kishte asnjë lloj marrëdhënieje me të.
“Shakira kaloi një kohë të mirë duke u shoqëruar me Tom në F1, por ajo nuk ka interes të takohet me të”, tha një burim për US WPas weekly.

“Ai ishte vërtet i këndshëm dhe ajo e shijonte shoqërinë e tij, por ajo nuk është e fokusuar në takimin me të apo me dikë tjetër për momentin. Ajo është e fokusuar te fëmijët dhe karriera për momentin.
Shakira ka lexuar thashethemet në internet në lidhje me të dhe Tomin dhe se si fansat po aludojnë se mes tyre ka diçka, por ajo mendon se është qesharake sepse thjesht nuk është e vërtetë. Ajo kaloi një kohë të mirë kur ata biseduan, por asgjë më shumë.”- treguan burimet pranë artistes.

Lini një Përgjigje