TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle12 Maj 2023, 13:41

Elon Musk ka gjetur një shefe ekzekutive për të drejtuar Twitterin

Shkruar nga Pamfleti

Elon Musk ka gjetur një shefe ekzekutive për të drejtuar

Elon Musk ka gjetur një shef të ri ekzekutiv për të drejtuar Twitterin. Lajmin e bëri me dije vetë Musk në Twitter, platformën sociale të cilën e bleu vitin e kaluar për 44 miliardë Dollarë.

Musk nuk zbuloi identitetin e shefit të ri, por tha se “ajo”, duke lënë të kuptohej se do të ishte një femër, “do të fillonte pas 6 javësh” dhe do të bëhet shefe ekzekutive e kompanisë.

Kohët e fundit, ai ka qenë nën presion të vazhdueshëm për të emëruar dikë tjetër në krye të “Twitter” në mënyrë që të fokusohej në bizneset e tij të tjera.

Musk është akuzuar më parë nga aksionerët për braktisjen e Tesla-s pas marrjes së tij në Twitter dhe për dëmtimin e markës së kompanisë së makinave.

“Përpjekja për të balancuar Twitter, Tesla dhe SpaceX si CEO (është) një detyrë e pamundur që duhej të ndryshonte”, tha Dan Ives nga firma e investimeve Wedbush Securities.

Sipas dy raporteve të mediave amerikane, Wall Street Journal dhe Variety, shefja e reklamave të NBCUniversal, Linda Yaccarino është në bisedime për t’u bërë shefe ekzekutive e Twitter.

elon musk twitter shefe ekzekutive

Lini një Përgjigje