
Pas shkëputjes nga ‘Big Brother VIP Albania’, Arbana Osmani i është dedikuar biznesit të makaronave, panineve dhe ëmbëlsirave, të cilin synon ta zgjerojë edhe në Kosovë. Por moderatorja ka kohë të mjaftueshme mesa duket edhe për të bërë një udhëtim jo të afërt. Arbana është nisur drejt vendit të telenovelave, siç është Meksika.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një pamje nga Meksico City, aty ku mesa duket ka mbërritur. Nuk dihet ende nëse Arbana në këtë udhëtim është shoqëruar edhe me fëmijët, apo vetëm me Eduartin, bashkëshortin e saj.

Lini një Përgjigje