TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Maj 2024, 14:56

Arbana dhe Rikja ekspozojnë gjoksin për reklama, ndryshimi qëndron tek pagesa

Shkruar nga Pamfleti

Arbana dhe Rikja ekspozojnë gjoksin për reklama, ndryshimi

Ditën e sotme ngado që hidhje sytë në rrjet shihje vetëm gjoks (në kuptimin e parë të fjalës) dhe dy ‘yjet’ e rrjeteve sociale pa diskutim që ishin Rike Roçi dhe Arbana Osmani.

Ish-banorja e Big Brother Vip 3 duket se është imazhi më i fundit i Lori Caffe, edhe pse ky post iu premtua vjet Efit, por nuk e pamë të figurojë asnjë ditë në kompaninë e kafesë.

Gjithsesi, reklama kishte në qendër Riken, ose më saktë gjoksin e saj të bëshëm, për të cilin vet ëish-banorja është shumë krenare. Diçka e tillë u përmend edhe gjatë Prime-t të së shtunës nga Ledion Liço.

Ndërsa, ish-prezantuesja e Big Brother, Arbana Osmani po rrezitet në Mykonos, në shoqërinë e Xhemi Shehut dhe kishte bërë tag hotelin ku po qëndronte. Edhe Bana kishte ekspozuar gjoksin e saj të fundit, i cili duhet thënë që ka ndryshuar për mirë pas operacionit plastik.

Ndryshimi mes Rikes dhe Arbanës (të dyja ‘ish’ përsa i përket Big Brother), është se kjo e para paguhet nga Lori Caffe për ekspozim gjoksi, ndërsa e dyta nuk paguhet nga resorti. Por, sigurisht nuk del pa gjë, se fjetjen mbase edhe mëngjesin, e ka të paguar kundrejt reklamës në Instagram.

Kaq për sot, se vera do nxjerrë në pah gjokse dhe pjesë të tjera trupore. Priten temperatura të larta në ditët në vijim./ Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loricaffè (@lori_caffe)

Arbana dhe Rikja ekspozojnë gjoksin për reklama, ndryshimi Arbana dhe Rikja ekspozojnë gjoksin për reklama, ndryshimi

arbana osmani rike roci gjoksi reklama

Lini një Përgjigje